Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për platformën e dialogut, deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se po kërkohet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ndërsa Kosova asnjëherë nuk i vuri kushte Serbisë.
Haradinaj ka vazhduar ta mbrojë qëndrimin e Kryeministrit për mosheqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.
Deputeti i AAK’së tha se po kërkohet të hiqet taksa, pasi Serbia ka vënë kusht për vazhdimin e dialogut, ndërsa ka përmendur disa raste me të cilat Kosova nuk e ka kushtëzuar Serbinë.
“Kosova asnjëherë nuk qiti kushte për vazhdimin e dialogut, as për njerëzit e pagjetur, as për vrasjen e vëllëzërve Bytyqi, as për vrasje të tjera. Kosova nuk e qiti kusht për zbulimin e vrasjes në rastin Panda, ku u vranë të rinjtë serbë, nga ana tjerër janë torturuar shqiptarët që sot e asaj ditë janë nëpër spitale të psikiatrisë” , ka thënë Haradinaj.
Tutje ai e ka përkrahur platformën për dialogun të përgatitur nga ekipi negociator./Arbresh.info/
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”