Ramush Haradinaj ka theksuar se problemi i energjisë në Kosovë nuk zgjidhet me improvizime dhe arsyetime ditore, por me plane të mëdha, investime afatgjata dhe vendime të guximshme shtetërore.
Sipas tij, koha e errësirës, e faturave të paparashikueshme dhe e pasigurisë energjetike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
“Energjia nuk është luks. Ajo është themel për ekonominë, bizneset, shkollat dhe për një jetë dinjitoze të çdo familjeje në Kosovë,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se qytetarët nuk duhet të jetojnë më me pyetje të përditshme si “a erdh rryma?” apo “sa t’erdh fatura?”, por me siguri dhe stabilitet.
Haradinaj ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt të mbështesin vizionin për një Kosovë me energji të sigurt dhe të përballueshme.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028