Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Kosova duhet ta ketë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP’së, kriter ky i vendosur nga NATO dhe ShBA’ja.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, shkruan Arbresh.info.
Sipas Haradinajt, projeksioni i Qeverisë në detyrë për katër vitet e ardhshme, është nën minimum.
“Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s.”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike