Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes se qeverisë i pyetur nga arbresh.info për largimin e Shqipërisë nga marrëveshja për largimin e kufirit me Kosovën ka thënë se janë duke punuar ne këtë aspekt, shkruan arbresh.info.
“Shqipëria ka disa obligime për shkak të liberalizimit të vizave, ne do të bëjnë përpjeke qa të mos ketë pritje të gjata. Ne tashme e kemi larguar pjesën tonë dhe të shohim tani se si do të menaxhojnë të tjerët”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe dite më parë arbresh.info kishte raportuar se Shqipëria është tërhequr nga marrëveshja me Kosovën për heqje të kufirit.
Mentor Tahiri, shef i kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Rrustem Mustafa, ka thënë për arbresh.info, se për momentin ka një tërheqje nga grupi punës i Shqipërisë dhe nuk e dinë kur do të fillojnë punën përsëri për këtë çështje.
“Siç jeni në dijeni qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar në fund të dhjetorit, një marrëveshje e cila synon krijimin e pikave të përbashkëta kufitare dhe kontroll të përbashkët kufitar. Përgjithësisht është krijuar një frymë e tillë bashkëpunimi me të cilën është paraparë që të zbatohen lehtësira në kontrollin kufitar, ashtu që qytetarët të mos vonohen gjatë udhëtimit të tyre. Kjo nënkuptonte që varësisht nga fluksi në pikat kufitare, të aplikohen mënyra alternative të kontrollit dhe jo domosdo të ndalet një automjet me pasagjer. Për të zbërthyer të gjitha këto detaje, janë krijuar grupe punuese nga dy palët. Megjithatë aktualisht ka një tërheqje nga grupi punues i Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka një datë të precizuar kur do të vazhdojnë punimet e grupeve punuese”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...