Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush në Shtetet e Bashkuara nuk është pro ndarjes së Kosovës, por sipas tij, nga Ballkani u janë dërguar sugjerime të gabuara.
Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, duke shtuar se sugjerimet e gabuara nuk janë bërë vetëm nga pala serbe, por edhe nga ajo kosovare.
“Ekzistojnë dy botë: Serbia dhe aleatët e vet që punojnë kundër nesh dhe bota jonë qe e prapësojmë Serbinë në planin e brendshëm. Nuk varemi nga Serbia dhe nuk na duhet animi i Serbisë për asnjë punë të brendshme të Kosovës. E kemi larguar ndarjen e Kosovës dhe çdo aspekt të këtillë të dobësimit të Kosovës”.
“Unë kam respekt për John Bolton – ai ka qenë i përfshirë në plotë tema globale. Sa i përket çështjes së Ballkanit dhe Kosovës, mendoj se në Ballkan kanë ndodhur gabimet dhe jo në Uashington”.
“Sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtonit prej Ballkanit. Kuptohet prej presidentit Vuçiq sepse ai e ka interes shtetëror copëtimin e Kosovës, por janë bërë gabime edhe prej tjerëve”.
“Në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri mes influencave të Amerikës dhe Rusisë dhe ne jemi vijë e frontit. Jam i bindur se Amerika çdoherë është me Kosovën”.
I pyetur nga Klan Kosova se kujt po i referohet kur thotë se ka pasur edhe nga Kosova që i kanë dërguar Uashingtonit mesazhe të gabuara, Haradinaj ka thënë se kemi dëgjuar deklarata nga zyrtarët.
“Nëse krejt po thonë – shyqyr që nuk paskan thanë. Por ne kemi dëgjuar deklarata të plotë zyrtarëve tonë se si nuk na duhet asgjë Veriu. Besoj se këto i dini kush i ka thënë dhe pse i ka thënë”.
“Askush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës. Amerika ka qëndruar çdoherë me Kosovën, por sugjerimet prej Ballkanit janë dërguar të gabuara”.
“Ne i përcjellim angazhimet e Presidentit Trump dhe vërtetë janë inkurajuese. Tani zotit Palmer i është besuar çështja e Ballkanit. Me këtë ata tregojnë se tash janë të gatshëm të merren me këtë temë”.
“Sa i përket taksës 100 për-qind – ajo hiqet me njohje reciproke. Serbia mund ta vazhdojë të fshihet pas taksës, por pasojat nuk do t’i vijnë vetëm Kosovës”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...