Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në ambientet e KEK-ut me zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje.
Haradinaj u ka premtuar atyre gjatë takimit se do të kujdeset për këtë ndërmarrje dhe se do të merret seriozisht me problemet e saj, shkruan arbresh.info.
“Energjia është interes jetik i çdo vendi në botë, nuk ka vend në botë që nuk e ka interes jetik energjinë. Dje kam qenë edhe në QKUK dhe porosia jem për ju është që do t’ju kqyrim, do t’ju kqyrim bashkë, nuk nënkupton t’ju kqyrim vetëm për keq por edhe për të mirë, kur ka rezultate por edhe kur ka probleme”, ka thënë Haradinaj
Ai ka folur edhe për shpronësimet në fshatin Shipitullë të Obiliqit, aty ku është ofruar mihja e KEK-ut, më afër se kufiri i lejuar me ligj me vendbanimet.
Haradinaj ka thënë se nëse në një afat të caktuar nuk gjendet një zgjidhje për banorët e këtij fshati, dikush duhet të jap përgjegjësi, duke filluar nga vetë ai.
“Kjo është një qeveri e re, do të funksionojë ndryshe, nëse në afat të caktuar zgjidhja nuk gjendet dikush do të jap llogari, duke filluar prej nesh, unë jap llogari”, është shprehur ai.
Pas vizitës në KEK, Haradinaj do të zhvilloj një vizitë edhe në komunën e Obiliqit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1536895886375498/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...