Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka inspektuar punimet e segmentit të ri të rrugës Lumëmadh-Gojbule, të rrugës Nacionale M2, Prishtinë-Mitrovicë.
Me këtë rast Haradinaj nuk harroi as sot t’u kërkojë zyrtarëve amerikanë ndihmë për marrëveshjen reciproke me Serbinë, raporton arbresh.info.
“Pas një periudhe kohore të finalizimit të këtij projekti, më në fund jemi në ditën e nismës. Këtë vit veç i afrohemi Mitrovicës, nuk do të ketë ndërprerje, është një nga rrugët më strategjike dhe ekonomike, është edhe arterie që mund të lidhë ekonominë e vendit tonë me fqinj. Për të arrit deri te kjo ditë do kryejmë përgjegjësi. U bëjë thirrje amerikanëve që të na ndihmojnë të arrijmë marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...