Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se qeveria ka mundësinë përmes rishikimit e buxhetit të rrisë pagat për vitin 2023.
“Kemi kohë për zgjidhje të duhura dhe tema që janë në interes të të gjithëve. Vitin e kaluar është implementuar 17 për qind e buxhetit. Edhe këtë ka dinamikë të njëjtë”, është shprehur Haradinaj, shkruan Arbresh.info.
Tutje kryetari i AAK-së, ka thënë se qeveria duhet ti përmbushë detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik.
Prandaj sipas tij, qeveritarët duhet të bëjë plan buxhetin për pagat ta rrisë.
“Qeveria duhet t’i përmbushë detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik. Policia ka kohë që u është hequr rrezikshmëria, por kur duhet të shkojnë në veri ata shkojnë. Logjika që policët të mos përfshihen është e pakuptimtë. Prandaj qeveria duhet të bëjë plan që buxhetin për paga ta rrisë. E ka mundësinë që këtë ta bëjë përmes rishikimit”./Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit