Këtë e ka thënë në një takim me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta.
Sipas njoftimit nga qeveria, “Haradinaj e ka njoftuar ministren Trenta për zhvillimet e fundit politike në vend, përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët, dhe për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një sistemi të mirë në sundimin e rendit dhe ligjit”.
Duke vlerësuar rolin e madh të Italisë për progresin e Kosovës, Haradinaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me Italinë, duke kërkuar mbështetjen e Italisë në proceset e rëndësishme për vendin, me theks të veçantë për tranzicionin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
“Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Mbështetja e shtetit italian është e nevojshme edhe tani në hapat që jemi duke ndërmarrë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, por edhe në anëtarësimin në INTERPOL dhe në organizatat tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës që të shërbejë krah ushtrive në botë. “Duhet të jeni krenarë me ushtarët tuaj që i keni dërguar në Kosovë. Ata kanë shërbyer me profesionalizëm dhe dinjitet dhe i kanë dhënë imazhin më të mirë vendit tuaj. Kosova është e gatshme t’i bashkohet misionit të NATO-së në ofrimin e paqes në botë”.
Trenta në anën tjetër theksoi përkrahjen e mëtejme të Italisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Po ashtu u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...