Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është vonuar shumë në zbatimin e detyrave që dalin nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Haradinaj tha në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian se një kohë të gjatë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
“Kemi vonesa të mëdha në zbatimi të MSA-së, pra një kohë të gjatë nuk është bërë asgjë ose shumë pak. Është bërë një punë në favor të Kosovës sepse janë identifikuar detyra konkrete për këtë vit, po afrohet fundi i vitit dhe ne duhet të vijmë se a jemi të zotë t’i kryejmë të gjitha ato që janë paraparë për këtë vit”, është shprehur Haradinaj.
Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha në këtë takim se duhet treguar përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve duke promovuar qeverisjen e mirë.
“Duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve duke promovuar qeverisjen e mirë, fuqizimin e zbatimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë, përmirësuar klimën e investimeve dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”, u shpreh ministrja Hoxha.
Takimi i Këshillit po vazhdon me dyer të mbyllura për mediat./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1561706947227725/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...