Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin INFOBOX të RTV Dukagjinit ka thënë se në Kuvendin e Kosovës ka serbë të cilët janë të gatshëm për ta votuar shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Ai ka thënë se për këtë çështje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kthehej në Kuvend edhe në gjysmë të natës, madje edhe pa kravatë.
“Unë jam kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së dhe jam i gatshëm në dymbëdhjetë të natës, vetëm me qenë afër diku, dy minuta më duhen dhe hiq nuk kam nevojë për kollare, aty më kanë. Me gjithë deputetët e AAK-së dhe ju garantoj me të gjithë deputetët e opozitës se jemi të gatshëm në çdo kohë që ata na ofrojnë, ne me e dhanë votën. Në gjysmë të natës nëse kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, do të jemi në sallë për ta dhënë votën, sepse nuk e konsideroj shtet, një shtet pa ushtri”, tha Haradinaj.
Ai foli edhe për mundësinë e ndonjë koalicioni me PDK apo LDK, duke thënë se nuk i mbyllin dyert nëse marrëveshjet për ASK-në dhe ajo për demarkacionin kthehen në pikën zero.
Por Haradinaj thekson se tema e koalicioneve është e përshtatshme vetëm pas zgjedhjeve.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...