Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se koalicioni të cilit i prin ai pret rezultat dyshifror në këto zgjedhje.
Ai ka thënë se kanë pritshmëri që qeveria të formohet me opozitën.
“Falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar, na kanë bërë krenar për mënyrën se si ka vijuar procesi i votimit. Falënderojmë aktivistët por edhe të gjithë ata që votuan për koalicionin 137, për Kosovën Fituese. Tashmë veçse kemi rezultatet e para, janë preliminare. Jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, po presim për një orë e gjysmë për rezultatet. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje. I uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./rtk
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”