Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër punën e ekipit të kërkim shpëtimit për gjetjen e dy trupave të policëve të cilët dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se është i pakënaqur që deri me tani nuk janë gjetur trupat e dy policëve.
Ai tutje tha se janë duke u bërë kërkime në mënyrë intensive nga zhytësit.
“Të gjithë jemi të pakënaqur që nuk i kemi gjetur trupat e tyre e nuk kemi pergjigje. Por ajo cla mund te ku them është se FSK policia zhytësit e vullnetarët janë duke e bërë punën në mënyrë të duhur. I madh e i vogël janë dal këtu. Janë bërë disa ditë, uji është i rrëmbyeshëm e ka mundur ti nxjerr edhe jashtë Kosovës.
Po ashtu kryeministri Haradinaj i pyetur për dyshimet rreth aksidentit tha se “Çdo dyshim ka logjikë mirëpo nuk bënë më i çrregullua e me humb vëmendjen”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...