Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se institucionet e vendit dhe Ekipi Negociator janë duke u përgatitur për takimin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik, shkruan arbresh.info.
Haradinaj është shprehur skeptik nëse do të mbahet apo jo ky takim por, sipas tij ai mund të mos mbahet por jo për fajin e Kosovës.
“Është shumë më rendësi të kemi një pozicion krijues. Sa na përket ne Parisi mund të mbahet, jemi në përgatitje jemi duke punuar. Është e nevojshme një marrëveshje. Edhe nëse nuk ndodh takimi në Paris që mundët me ndodh por jo për fajin e Kosovës”.
“Pa marrëveshje kornizë nuk ka logjikë takimi”, tha Haradinaj në konferencë për media.
Haradinaj ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje.
“Edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë çka do të dialogohet. Nuk ka logjikë me dialogu pa i ditë elementet. Me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje ndërkombëtare”.
/Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...