Haradinaj: Jabllanica ishte strehë e UÇK-së nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie

11:50 | 17 Maj 2020
A Z

Në 21 vjetorin e çlirimit të saj ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Jabllanicen.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Jabllanica është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza.

“Ajo ishte strehë e UÇK-së që nga embrioni i saj, nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Jabllanica, e cila ka rezistuar me armë në dorë plot një shekull, është reflektim i shpirtit liridashës të shqiptarëve ndër breza. Ajo ishte strehë e UÇK-së që nga embrioni i saj, nga ku u mobilizuan e u nisën në beteja mijëra luftëtarë lirie.
Jabllanica, me fitorën e madhe të 17 majit 1999, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Në Ditën e Dëshmorëve të Gjakovës, kujtojmë me nderim të gjithë të rënët për liri dhe kontributin madhor që dha kjo komunë në luftën për liri. Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të Kosovës!

Shpërndaje në rrjete sociale