Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe për Asociacionin, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë, buxhetin.
Lidhur me sigurinë në vend, ish-kryeministri Haradinaj, mes tjerash ka përmendur vrasjen e Liridonë Ademajt, ditë më parë në Prishtinë, i orkestruar nga burri i saj, por edhe për ngjarjet tjera që cenojnë sigurinë në vend, si, fjala vjen, vjedhjet në argjendarinë në Suharekë e gjetiu, ku për pasojë pati një polic të plagosur dhe një person vrarë.
Kreu i AAK-së, në “RTK Prime”, tha se rendi i ligji kërkon një kujdes i vazhdueshëm, ngase sipas tij, i vetmi shpëtim na vjen nga institucionet e rendit dhe ligjit, ngase në kohë rekord arritën të zbulojnë kryesit e veprimeve të tilla.
“Institucionet e rendit dhe të ligjit na e kanë kthyer besimin tek ata, te shteti”, deklaroi Haradinaj, por, shtoi ai, mirë do të ishte të punohej në parandalimin e këtyre ngjarjeve.
I pari i AAK-së u shpreh kritik ndaj qeverisë së vendit në mosmbështetjen ndaj organeve të sigurisë.
“Ngjarja e 24 shtatorit dëshmoi se sa i rëndësishëm është investimi në rend dhe ligj, që janë parametra të parë, për të pasur pastaj ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe çdo sektori tjetër”, deklaroi Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj, ka folur edhe për buxhetin, për ç’gjë ishte kritik ndaj Qeverisë Kurti, ngase, sikundër shpjegoi ai, kemi vetëm bartje të buxhetimit në vitin vijues, jo rritje të investimeve, jo rritje të buxhetit.
Qeveria Kurti, sipas Haradinajt nuk ka kryer asnjë projekt kapital për vendin.
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...
Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut, ...