Përderisa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po insiston se çfarëdo qeverie që mund të vije pas rrëzimit të qeverisë së tij, është jolegjitime dhe jokushtetuese, përkundër se mund ta ketë shumicën në Kuvend, një video e para disa viteve e tij ka dalë në publik, të cilën e ka publikuar edhe shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj në Facebook, ku ai thoshte të kundërtën.
Kurti ndryshe fliste në vitin 2014, kur VV ishte bashkuar me VLAN-in për ta marrë pushtetin nga PDK-ja, përkundër se kjo e fundit kishte dalë partia e parë në zgjedhjet e atij viti.
Në atë vit, Kurti thoshte se nuk ka as bazë ligjore e as kushtetuese që PDK ta çojë vendin në zgjedhje sepse, sipas tij, formulimet juridike janë eksplicite për sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Jemi në një situatë kur nuk do të lëshojmë pe kurrsesi, por në të njëjtën kohë do të na duhet edhe që shumica parlamentare të veprojë sa më fuqishëm dhe sa më parë, për shkak se nëse shumica parlamentare nuk i formon institucionet në Republikën e Kosovës, atëherë cili është kuptimit i Republikës dhe i demokracisë”, thotë Kurti në videon që është publikuar së fundmi.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin