Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Gjakovë në një tubim me qytetarë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me të ishte edhe deputeti i tanishëm, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini.
Sipas tij, ata panë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin “Kosova Fituese”.
“Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare”.
“Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut