Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre.
Nga ana e tij, Haradinaj është shprehur i lumtur që sot në Kuvendin e Kosovës është dorëzuar projekt- rezoluta për shtesat e fëmijëve.
Ai poashtu ka shprehur besimin se po e njëjta inciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.
“Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.”, ka shkruar ai mes tjerash.
Shkrimi i tij i plotë:
Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës.
Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.
Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.
Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.
RH
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim