Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se tash është koha për veprim.
Haradinaj ka kërkuar që të përfundohet Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministër, koha është për veprim
1. Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
2.Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
3.Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
4. Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
5. Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!/arbresh.info/
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...
Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...