Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si vendim tragjik, nëse qeveria e ardhshme e heq taksën ndaj Serbisë.
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se nuk e imagjinon dot se Albin Kurti do ta heq taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa ka kujtuar që kryeministri i ri që pritet të drejtojë vendin ka qenë një nga ata që i ka shkaktuar miliona euro humbje vendit fqinj duke i kthyer kamionët në kufi me të rinj të tjerë.
Haradinaj tha gjatë një interviste për “Fax News”, tha se pas vendosjes së taksës 100% ndaj Serbisë, ekonomia e vendit ka njohur rritje, është shtuar prodhimi vendas dhe është rritur investimi nga ana e kompanive shqiptare.
“Nuk mendoj se vendimi për të hequr taksën është një vendim i drejtë, mendoj se nuk është një vendim i drejtë i Kurtit dhe Osmanit për ta hequr, atë barrë e kam marrë unë përsipër. Do të ishte një vendim tragjik për Kosovën, nuk mund të arrij ta kuptoj se pse Kurti dikur në rininë e tij dhe mbështetës i kanë bërë pritë kamioneve të mallrave serbe duke shkaktuar humbje prej qindra mijëra eurosh, tashmë heq taksën dhe shpërblen ekonominë e Beogradit.
Nuk mundem ta besoj që do ta bëjë diçka të tillë. Ka lobime nga ana e Serbisë se taksa nuk ka pasur efekt në Kosovë, por ka qindra dokumente që provojnë se ekonomia e Serbisë vijon të ketë rënie, bëhet fjalë për 1 milionë euro. Është hera e parë në historinë e Kosovës që ne hyjmë në prodhimin tonë, pasi gjithmonë kemi importuar nga Serbia. Kosova sot merr pjesë vetë në ekonominë e vet. Është rritur gjithashtu importi nga Shqipëria, shtuar kësaj operatorët shqiptarë kanë shtuar investimet në Kosovë”, tha Haradinaj.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...