Ne do të jemi një opozitë, kështu tha i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit 30 minutëshe më Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti e Vjosa Osmanin.
Pas takimit Haradinaj la të kuptohet se më nuk vlen çështja e Presidentit për këtë parti.
Para mediave Haradinaj tha se i takon Kurtit si fitues ti bëjë shumicën si për Qeveri si për postin e Presidentit.
“Ky takim ishte konsult nga ana e tyre për seancat konstituive dhe për zgjedhjen e Presidentit. Tani jemi në role të reja VV është fituese e zgjedhjeve dhe AAK është opozitë. Ram dakord që në AAK sfidat që i ka Kosova ne si opozitë të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional. Kanë kërkuar një konstruktivitet dhe më këtë rastë kjo është e kuptueshme që Aleanca është për bashkëpunim. Fituesi i zgjedhjeve e gjenë formulën më kriju qeverinë dhe ne si Aleancë se kemi mundësin më kriju 2/3 në parlament andaj do të jemi opozitë”./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime