Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës ka takuar përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile.
Sipas tij, gjatë një diskutimi shumë transparent, u konstatua edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani.
“Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht”, ka shkruar ai.
Tutje Haradinaj ka vazhduar shkrimin duke thënë se ata si Aleancë e çmojnë rolin e mediave.
“Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për sensibilizimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”, ka shtuar ai.
I pari i AAK-së, ka thënë se do të vazhdojë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që sipas tij, të dilet nga kjo bllokadë që po kalon vendi, për ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe izolimi./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...