Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në këtë të martë ka marr pjesë në përurimin e shtatores së heroit Xhavit Haziri në Obiliq, raporton arbresh.info
Gjatë fjalimit të tij Haradinaj tha se është i gëzuar që Shtëpisë së Kulturës që e mbanë emrin e heroit Xhavit Haziri, po i shtohet edhe shtatorja këtij heroi.
“I nderuar President Hashim Thaqi i nderuar Kadri Veseli, ju faleminderit që keni marrë pjesë në këtë ceremoni. Para pak kohe kemi qenë këtu bashkë për ta bërë hapjen e kësaj Shtëpie të Kulturës, gëzohem qe sot kësaj shtëpie i shtohet edhe shtatore e heroit Xhavit Haziri. Gëzohem qe po bëjmë diçka për ata qe kanë bërë shume për ketë vend. Unë nuk e kam njohur personalisht, por ai dhe shokët e tij kane marre pjese ne beteja te ndryshme ne ish jugosllavi, për te rezistuar regjimit te atëhershëm. Ai arriti te behet edhe pjese e luftës për liri. Ai do të rrugëtoj së bashku me Kosovën në të ardhmen ”. tha Haradinaj.
Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli /arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...