Kryeministrit i vendit, Ramush Haradinaj ka akuzuar LDK-në sot në Kuvend duke thënë se është faji i tyre që Kosova ka mbetur pa ushtri.
Sipas tij, Amerika në vitin 2014 ka propozuar që Kosova të bëhet me ushtri në këmbim të ulëseve për serbët e Kosovës në Kuvend për një mandat katër vjeçar, Mirëpo siç ka thënë këtë e kishte kundërshtuar LDK-ja, shkruan Arbresh.info.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar nga ulësja e tij duke thënë se nuk është e vërtetë, ndërkohë që Haradinaj ia ka kthyer duke i thënë se është duke gënjyer.
“Nëse ke qenë aty je kah rren”, ka qenë reagimi i Haradinajt.
I gjithë ky debat është bërë gjatë pikës, debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...