I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vdekjen e 12-vjeçarit në Fushë Kosovë.
Haradinaj teksa ka thënë se është shqetësuese ka shtuar se Policia ka rritur vigjilencën, shkruan arbresh.info
“Ishte lajm i trishtueshëm dhe u shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e fëmijës që na trishtoi, dhuna në familje apo dhuna te personat e pa mbrojtur e të fëmijët është shqetësim. Policia e Kosovës e ka ngrit vigjilencën por ka ende vend për përmirësim sepse Policia po përballet me një punë voluminoze”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka shtuar se është duek punuar në tema si diskriminimi e shfrytëzimi i paligjshëm.
“Në vazhdimësi bëhet punë që të trajtohet çështja e diskriminimit, trajtimin e shfrytëzimit të paligjshëm, personat e mitur por disa tema të akumuluara me dekada marrin më shumë kohë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovë ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe liberalizimin e vizave./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...