Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas operacionit të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit të martën.
Haradinaj ka thënë se vendimet e marra në koordinim me aleatët janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes.
“Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën. Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij. Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, shkroi ai.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...