Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tregoi se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit nuk janë e njëjta gjë.
Sipas tij, Serbisë nuk duhet t’i ofrohet treg ekonomik pa njohur më parë Kosovën.
“I kam kërkuar publikisht Kurtit të mos e heq taksën. Por ai ka hyrë pa analizë të thellë për heqjen e taksës me reciprocitetin. Është e pakuptimtë me ja kthy fuqinë ekonomike Serbisë nëse nuk të njeh. I kam bërë thirrje publike Kurtit për këtë”, tha ai për Ora News.
Më tej, ai tregoi se është faji i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që ambasadori Grenell kërkon heqjen e taksës.
Sipas Haradinajt, Kurti dhe Osmani kanë deklaruar më herët se do e heqin taksën, ndaj ambasadori Grenell e kërkon atë tashmë.
“E dini pse bën thirrje për heqjen e taksës ambasadori Grenell?! E kanë ofertuar gabim këto. E kanë gjetur të lëkundur Kurtin dhe Osmanin, pasi vetë kanë thënë se do heqin taksën. Ne në këto ujëra politike jetojmë. Nëse këto nuk do kishin thënë se do heqim taksës, Grenell do kërkonte mbylljen e procesit”.
“Është e logjikshme që SHBA nuk ka pse të harxhojë paratë e veta në Ballkan, kur ky rajon është i Evropës. Unë mendoj se Amerika po ndihmon globin. Të gjitha pengesat që ka Ballkani janë politike dhe jo ekonomike. Dhe Kurti duhet të kuptojë se të kërkosh kontratën finale me Serbinë është krejt legjitime. Të gjitha temat e tjera s’kanë vlerë për ne. Burimi i të gjitha pengesave është mos njohja”, tha ai. /OraNews/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...