Dje edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 11 qershor.
Koalicioni PDK- AAK dhe NISMA kanë hapur fushatën e tyre në kryeqytet, Prishtinë.
Në fjalimet e tyre para të pranishmëve, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Valon Murati e kanë injoruar tërësisht bashkë-partnerin e tyre në koalicion, liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, shkruan arbresh.info.
Të tretë nuk e kanë përshëndetur fare prezencën e Limajt.
Siç duket partnerët e koalicionit kanë përçarje mes vete, kjo vërehet edhe nga mospjesëmarrja e Fatmir Limajt në takimet e liderëve të AAK-së dhe PDK-së me qytetarët.
Dje ishte tubimi i parë kur të gjithë partnerët e koalicionit PDK-AAK dhe NISMA u bënë bashkë./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...