Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në mëngjesin e sotëm në takim profesorë amerikanë nga James Madison University dhe Mercer University.
Haradinaj e quan fat për Kosovën që ka partner strategjik SHBA-të në rrugëtimin historik si shtet.
“Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me ShBA-të. Mbështetja në shkollimin e të rinjëve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim.
Në këtë frymë, sot pata kënaqësinë të pres në takim, një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, të cilët po qëndrojnë në vend për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet- Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë” organizuar nga Fondacioni për Lidership, mbështetur nga Ministria e Arsimit, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane.
Kisha kënaqësinë që t’i falënderoja profesorët e këtyre universiteteve të njohura për organizimin e kësaj konference që ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillimi i mëtejshëm të shkathtësive.
Shpreha vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjate të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësorë dhe praktikat më të avancuara të lidershipit” shkruan kryeministri në njoftim.

Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë