Kryetari i Aleancë s për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se u ka prezantuar me planin për zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Arbresh.info.
“Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik, si dhe të pensioneve baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro. Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.
“Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99”, tha Haradinaj.
“Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë. Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot!”, u shpreh tutje Haradinaj./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...