Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Kosova do të shkojë rrugës nga po shkon e gjithë bota. Pra rrugës për energji të ripërtërishme.
Sipas tij, pas Kamenicës e cila prodhon 32 Megavat energji nga rryma, kjo gjë do të bëhet e mundur edhe për Mitrovicën.
“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtërishme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Për këto zotime, ai ka thënë se sot do të flasë me qytetarët e Kamenicës dhe Vitisë.
“Zotimet e mia për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme, do t’i ndaj sot bashkë me qytetarët Kamenicës dhe Vitisë. Shihemi në Viti dhe Kamenicë”, ka shkruar në fund Haradinaj në një njoftim në Facebook.
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente