Një tjetër sfidë për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovës është edhe dialogu me Serbinë.
TCH gjatë bisedës me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, e pyeti se cili është plani i tij, nëse do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar kabinetin?
Kandidati për kryeministër i koalicionit të PAN tha se bisedimet me Serbinë do të bëhen me një kusht të vetëm: njohjen e pavarësisë nga ana e Beogradit.
Ai thotë se deri më tani korniza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabuar dhe është folur për çështje të brendshme të Kosovës, që kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit.
“Dialogu me Serbinë është vendosur në korniza të gabuar, pasi diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës. Jam i interesuar për dialog me Serbinë, por për njohje reciproke. Ne nuk pranojmë të bisdojmë për tema të brendshme të Kosovës. Nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, ne nuk vrapojmë pas një dialogu që flet për tema të brendshme të Kosovës. Ne jemi vend i pavarur, kemi Kushtetutë dhe nuk kemi të drejtë që të vendosim në pikëpyetje ekzistencën e vendit. Dialog për njohjen reciproke, marrëdhëniet dypalëshe, por jo për çështje të brendshme të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...