Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj bashkë me Petrit Selimin, koordinator nacional për Sfidat e Mijëvjeçari, kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë zbuluar detajet lidhur me Fondin 49 milionësh që i është dhënë Kosovës nga Amerika.
Me këtë rast Haradinaj ka theksuar se është biseduar për efektet e kësaj marrëveshje që do të ketë Kosova e që sipas tij veçanërisht për të gjitha arritjet që do t’i ketë në kursimin e energjisë dhe shtimin e efiçincës.
“Jam i bindur se me lajme të tilla do t’u konfirmojmë të rinjve tanë se mund të bëjnë jetën në Kosovë dhe jo të kërkojnë shpresë për jetë në vendet e tjera”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu është theksuar se Fondi do të fillojë në fund të vitit dhe do të bëhet themelimi i derdhjes së mjeteve të shumta në fushën e energjisë efiçiente .
“Do të ketë shumë njerëz të cilët do të na ndihmojnë. Kemi 49 milionë dollarë, grandin më të madh amerikan që nga pas lufta në fushën ekonomike në Kosovë. Fondi i Sfidave të Mijëvjeçarit, pasi MSS ka dy lloje të fondeve dhe për të dyja duhet të kualifikohet. Kosova është kualifikuar për tre shkallë, si shuma më e madhe e dhënë nga MSS. Kosova nëse arrin suksese dhe partneritet të vazhdueshëm nuk përjashtohet fare mundësia që të kualifikohet për mjete të tjera investime. Kemi filluar me 49 milionë që është e dyta më e madhe dhe nëse vazhdohet me sundimin e ligjit dhe zhvillimet ekonomike patjetër do të vazhdohet edhe me investime të tjera”, ka përfunduar Selimi.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...