Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të japë votën për shpërbërje të Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë.
” Kam kërkuar nga Presidenti, Parlamenti dhe partitë që me u shpall zgjedhjet dhe mos të vonojnë. Ne si Aleancë jemi dhe japim votat për shpërbërje të parlamentit në momentin kur thirret një seancë. Kushtetuta jonë se ka tregu se çka ndodh kur Kryeministri të japë dorëheqje andaj kam kërkuar më dit se si vazhdon Qeverisja”, ka thënë ai.
Haradinaj ka treguar pse po del në punë edhe pas dorëheqjes.
“Kam kërkuar nga Ahmet Isufi që të filloj takimet më partitë e tjera për tu dakorduar për shpërndarje të Kuvendit. Unë nuk po vijnë zyre pse o ma fllad por vi që mos të lëm vakum Qeverinë dhe prandaj vij deri të vij një Qeveri e re”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...