Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Vendimi i 22 Korrikut 2010 nga GJND është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovë
Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se 15 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet, shkruan Arbresh.info.
“ Ai vulosi drejtësinë ndërkombëtare mbi idealin tonë të lirisë, të jetësuar më 17 Shkurt 2008. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”, ka shkruar ai.
“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, shkruan Haradinaj./Arbresh.info/
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...