Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një hap që “shkel” Kuvendin e Kosovës. Po kërkon nga Gjykata Kushtetuese t’ia mundësojë anashkalimin e legjislativit në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, ku pritet të ndodhë edhe ndryshimi i kufijve.
Por, njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se nëse kjo kërkesë aprovohet ekziston rreziku që në të njëjtën mënyrë të futet në lojë edhe shfuqizimi i Speciales, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po tenton që t’i ndryshojë kufijtë me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, duke anashkaluar plotësisht Kuvendin e Kosovës.
Një gjë të tillë i pari i shtetit është duke tentuar ta bëjë duke e futur në lojë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nga e cila po kërkon ta bëjë interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që thotë se legjislativi i vendit me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, mbi të gjitha për territorin, aleancat ndërshtetërore e çështjet politike dhe ushtarake.
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...