Google ADS

Hapet me kohë edhe qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

07:36 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Dem Ibërdemaj menaxher i Qendrës më të madhe në Prishtinë, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë, ka thënë se vendvotimi është hapur me kohë.

“Çdo gjë është duke shkuar me rregull. Këtu janë 23 qendra votimi. Të drejt vote kanë 18800 qytetarë. Materiali i ndjeshëm ka ardhur në orën 5:00. Njëher nuk mund të flas për numër të qytetarëve sepse është herët”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.

Ndonëse Iberdemaj nuk paralajmëroi ndonjë parregullsi u vërejt se ka probleme me gjetjen e qendrave nga vëzhguesit.

“Disa nga vëzhguesit nuk e dinin qendrën ku do të bënin punën e tyre. Ata pyetën menaxherin e qendrës dhe ai i udhëzoi ta thërrisnin partinë që ta pyesnin sepse disa prej tyre nuk ishin fare në këtë qendër”, është shprehur ai për arbresh.info.

Sot, qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet lokale për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës./arbresh.info/

22712943_1665233003520307_1995703756_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme