Hapet Konsullata e nderit e Ganës në Kosovë

17:42 | 24 Nëntor 2016
M. A.

Për herë të parë në Kosovë është bërë inaugurimi i Konsullatës së nderit të një shteti afrikan në Kosovë përkatësisht të Ganës. Kjo konsullatë në Kosovë do të ofroj shërbime të shumta si lëshimin e vizave për Ganë, konsultime për ganezët në Kosovë, të promovojë tregti dhe bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Ganës etj.

Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Ganë u emërua Valon Lluka. Ai tha se do të përkujdeset që të thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Kosovës dhe Ganës.

“Ndjehem shumë i nderuar për emërimin tim konsull i nderit dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë që vijnë. Përgjegjësi e imja është që të thelloj bashkëpunim në fusha të shumta si në kultur arsim dhe sport”, tha ai.

Njeriu më meritor për këtë ngjarje, z. Behgjet Pacolli tha se kjo nuk është dita ime por e Valon Llukës sepse ai është emëruar konsult nderi për Ganën.

“Kur isha te presidenti i Ganës, ai kishte thirrur 7 këshilltarë për t’i pyetur pse me e njoh pavarësinë e Kosovën. Ai më tha qe mundesh me u kthye në Kosovë dhe me iu thënë që Gana po e njeh Kosovën si shtet. Pas kësaj Beogradi pat mbyll ambasadën e Ganës në Beograd”.

Ambasadori i Ganës në Ankara Ibrahim Abaz, tha se ndjehet i lumtur me hapjen e kësaj konsullate në Kosovë duke thënë se ka besim të plotë në Valon Llukën.

“Kam kënaqësinë dhe nderin të jem sonte këtu për të marrë pjesë në hapjen e konsullatës së nderit të Ganës në Kosovë. Gana dhe Kosova kanë themeluar marrëdhëniet e tyre diplomatike pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana. Valon Lluka njihet si në Kosovë ashtu edhe në Gana dhe ai është i aftë të kryej konsulta. Pranimi i tij në këtë pozitë është nder për Ganën. Kam besim të plotë se Lluka do të gëzoj mbështetje të plotë nga institucionet kosovare”, tha G Abaz.

I pranishëm në këtë hapje ishte edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë,  Ruairi O’Connell i cili i uroi mirëseardhje ambasadorit të Ganës duke thënë se është fantastike të dëgjojë se sa larg ka shkuar Gana për njohjen e Kosovës me kontributin që ka dhënë.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se po hapet një dritare e fuqishme ekonomike nga Afrika duke shpreh çudi se askush nga Qeveria nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti  u shpreh i kënaqur se në Kosovë është hapur përfaqësia e parë afrikane./Arbresh.info

img_9789-copy

img_9814-copyimg_9831-copy  img_9849-copy img_9857-copy img_9870-copy img_9874-copy img_9884-copy

 

Shpërndaje në rrjete sociale