Mbrëmë është hapur Konsullata e Kosovës në Düssledorf.
Në përurimin e hapjes ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Kosovës Elmi Reçica, ministri i Brendshëm i Kosovës Ekrem Mustafa, ambasadori Beqë Cufaj, përfaqësues të korit diplomatik në Düsseldorf si dhe shume përfaqësues të diasporës dhe biznesit shqiptar në Gjermani.
Interesimi për hapjen ishte shumë i madh, pasi që në landin e Renanisë Veriore Vestfalisë jetojnë shumë shtetas të Kosovës.
Konsulli i përgjithshëm Arjan Kashtanjeva premtoi shërbime të shpejta dhe zgjidhje të problemeve me dokumentacionin. Ndërsa ministri Pacolli falënderoi shtetin gjerman dhe të gjithë korin diplomatik për mbështetje. Një prej temave ishte edhe tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri dhe mundësitë për ndihma./arbresh.info/

Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë