Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për 18 prokurorë të shtetit.
Në Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe në Prokurorinë e Gjilanit kërkohet nga një prokuror, në atë të Gjakovës dy prokurorë, në Pejë katër, në Prizren pesë dhe në Ferizaj pesë prokurorë.
Numri i këtyre prokurorëve sipas kryesuesit të KPK-së është bërë në bazë të një analize për nevojën e secilës prokurori , shkruan arbresh.info.
Gjatë kësaj mbledhje KPK aprovoj raportet vjetore të vitit 2015 dhe 2016, raportin vjetor të Prokurorit të Shtetit si dhe raportin vjetor lidhur me buxhetin e vitit 2016.
Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Shtetit, gjatë vitit 2016 Prokuroria Speciale ka zgjedhur 33 raste të Krimeve të Luftës .
Në vitin 2016 janë liruar disa objekte të ozurpuara në vlerë prej 40 mijë euro dhe janë ngritur 8 aktakuza.
Sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit në vitin 2016 ishin ndryshimet në kornizën ligjore.
Buxheti i Prokurorit të Shtetit në vitin 2016 ishte mbi 8 milion euro.
Gjatë kësaj mbledhje u aprovua edhe Rregullorja për zgjedhjen e kryesuesit të zëvendës Kryesuesit të Këshillit. Pas kësaj kryesuesi ftoi të interesuarit për këtë pozitë që të konkurrojnë.
Po ashtu KPK- ja bëri të ditur se do t’i drejtohet presidentit për dorëheqjen e prokurorit Sefer Morina./Arbresh.info.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...