Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë, përkrahet nga institucionet

10:45 | 12 Nëntor 2018
M. A.

Është hapur Java Globale e Ndërmarrësisë e cila u organizua nga ICK dhe Oda Amerikane. Kjo javë ka për qëllim përçimin e mënyrës se menduarit në Kosovë për ndërmarrësi dhe inovacione. Si dhe tu japin mundësi ndërmarrësve të rinj.

“Transformimi i mënyrës së mendarit në Kosovë dhe modalitete që janë më të përafërta që t’iu ndihmojnë ndërmarrësve të rinj dhe të krijojmë kushte për ndërmarrësit e huaj që të investojnë në Kosovë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Veseli ftoj ndërmarrësit kosovarë që veprojnë në vendet tjera që të kthehen në Kosovë.

“Ne të gjithë bashkarish në Kosovë duhet të punojmë që zhvillimi ekonomik të bartet në mënyrat e të menduarit, zhvilluarit dhe kryerjes së aktiviteteve. Zhvillimi ekonomik mund te vijë nga iniciativat e lira që janë nga ndërmarrësit dhe inovatorët. Kjo fuqi e ndërmarrësve kosovar në vendet tjera duhet që të kthehet në Kosovë.”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës do të jep përkrahjen në këtë fushë. Ai përmendi që qeveria ka ndarë 12 milionë euro për Ministrin për Inovacion dhe Ndërmarrësi

“Jemi në përpjeke serioze me përmirësuar gjendjen ekonomike në vend dhe të bërit biznes. Si qeveri do ta jepim përkrahjen tonë në këtë fushë.

Kemi shkuar ne një veprim konkret duke themeluar Ministrin për Inovacion dhe Ndërmarrësi duke i dhënë një buxhet prej 12 milionë euro”, tha Haradinaj./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale