Është shpallur e hapur java e frankofonisë në Kosovë, ky aktivitet zhvillohet çdo vit ne muajin mars, në më shume se 70 vende të botës.
Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e kulturës dhe përfaqësitë diplomatike, ka mbajtur sot konferencë me rastin e nisjes së “Javëve të Frankofonisë në Kosovë”.
Drejtor Gjeneral i Ministrisë se punëve te jashtme, Albert Prenkaj ne fjalën hyrëse përmendi disa nga vlerat që ka gjuha frënge në shtetin e Kosovës, raporton Arbresh.info
Ai gjithashtu tha se Kosova për herë të parë është pjesë edhe e iniciativave frankofone.
“Këtë vit për dallim nga viti nga viti i kaluar është pjesë e iniciativave frankofone, qe është promovim i gjuhës frenge. Anëtarësimi i UP më agjencionin e frankofonisë dhe si shumë e rëndësishme hapjen e shkollës franceze në Prishtinë janë shumë të suksesshme. Kosova sot krenohet me statusin e saj në organizatën frankofone. Në Kosovë kjo gjuhë gëzon rëndësi të madhe, dhe të rinjtë duhet nxitur ta mësojnë këtë gjuhë. Ne kosovarët kemi borgj nga gjeneratat paraprake ta mbrojmë ketë gjuhë”, tha ai.
Ndërsa, Ambasador i Francës ne Kosove, Didier Chabertt përmendi gjithashtu se frankofonia është një element i rëndësishëm, duke treguar edhe disa nga aktivitetet të cilat do të zhvillohen këto jave të frankofonisë
“Dua të ju them se për mua është kënaqësi të jem këtu, që do të mbahen nga 5 deri në 31 mars. Këto organizime do të bëhen me partnerët tanë me ministritë në Kosovë, dhe ambasadat. Të bashkuar të gjithë drejt frankofonisë në jemi angazhuar për një program qe ka të bëjë me gjuhën frënge. Kosova ka ndryshuar status që nga viti kaluar dhe duhet të jetë anëtare në hapësirat e plota frankofone. Në këto aktivitete do të ketë edhe poezi me tema të rëndësishme. Frankofonia është pasuri siç është edhe gastronomia. këtë vitë do të hapet edhe ekspozitë franceze, për herë të parë, falë bashkëpunimit me galerinë e Prishtinës dhe të Shkupit” tha ambasadori francez
E në këto javë të frankofonisë nuk do të bëhet vetëm promovimi i gjuhës frënge por edhe i kulturës frënge, këtë gjë e deklaroi Ministria e Kulturës, Burbuqe Bakija- Deva.
“Është mjaftueshëm që nga ky program ta promovojmë ketë aktivitet, sepse ky program është shumë i pasur, kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjuhen. Shumë zyrtarë janë ne përfundime të kurseve që ta zotojnë gjuhën frënge me vendet frankofone. Përmes kësaj jave nuk bëjmë vetëm promovimin e gjuhës por edhe kulturën franceze, e cila ngërthen në vete artin kulturën filmat, por edhe gastronominë dhe ushqimin francez”
Prezentë ishin edhe ambasadori zviceran ne Kosovë Jean Hubert Lebet dhe kreu i misionit të Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, të cilët u shprehën
Kujtojmë se Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë që nga viti 2014./Arbresh.info/

Limi dhe Dolce s’i kursejnë puthjet as para Albës
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16...
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon dr...
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga P...
Arteta: Shpresojmë që kemi mësuar nga viti i kaluar, sepse i...
Kurti në takim e Sorensen, shpreh gatishmërinë për kthim të ...