Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga Eliza Hoxha.
Nëpërmjet gërshetimit të punës hulumtuese, fotografisë dhe një koncepti kuratorial kreativ, ekspozita synon që të cyt punën e institucioneve publike, politik-bërësve dhe akterëve tjerë në fushën Drejtësisë Tranzicionale drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Qëllimshëm e vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ekspozita mëton të rezonojë mesazhe të fuqishme simbolike rreth asaj se në cilin drejtim graviton përgjegjësia më e madhe në raport me punën drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Ekspozita hapet në orën 18:00.
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...