Kompani të ndryshme të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilierisë dhe pa luajtsh-mërisë, që vijnë nga 12 vende të botës, po marrin pjesë në panairin që u hap sot në Prishtinë.
Disa nga të rejat që do të prezantohen këtë vit në kuadër të panairit Expokos janë energjia termike, solare dhe pajisje solare mobile të cilat për të parën herë do të demonstrohen në këtë panair. Me qëllim të promovimit të bizneseve të tyre, po ashtu u hap edhe panairi i turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë “Travel 2015”.
Në hapjen e këtyre panaireve të pranishëm qenë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të Malit të Zi. Për Qeverinë e Kosovës, prioritet mbetet zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, që sipas përfaqësuesve institucional, turizmi është ndër sektorët më të rëndësishëm të këtij programi.
Në edicionin e 14-të të EXPOKOS-it, u tha se është aktiviteti më i madh promovues i sektorëve të ndërtimit, energjetikës, teknologjisë, mjeteve të punës në përgjithësi dhe paluejtshmërisë.
Lulzim Krasniqi, menaxher i CEO (Congress & Event Organization), tha se EXPOKOS është transportues i një platforme në mes përfaqësuesve të industrive dhe konsumatorëve.
“Panairi si gjithmonë ka traditë vënien në pah të ndryshimeve që ndodhin gjatë një viti në aspektin e shërbimeve, në aspektin e produkteve, prandaj edhe kësaj here nuk do të mungojnë risitë që do të prezantohen në panairin “EXPOKOS”. Disa nga to do të veçoja risitë nga fusha e teknologjisë, gjegjësisht teknologjisë alternative, energjisë solare, që është një trend I ri nga global drejt asaj që quhet efiqencë energjike”, tha Krasniqi.
Ndërsa, sa i përket panairit të turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë, i cili këtë vit feston edicionin e 12-të, Krasniqi tha se është një panair unik i cili merret me promovimin e ofertave nga këta sektorë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, zëvendësministri Avni Kastrati, në një fjalë rasti, siguroi që eventet të cilat do të kenë ndikim në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit, do të kenë përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Ministrisë.
“Dua që të konfirmoj përkushtimin nga ana e ministrisë së tregtisë dhe industrisë në përkrahjen e eventeve që do të kenë ndikim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në vendin tonë në përgjithësi. Turizmi pa mëdyshje është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, jo vetëm që krijon shumë shpejt vende të shumta të punës por gjithashtu është një mundësi për rritjen e imazhit të shtetit më të ri evropian”, tha Kastrati.
Përfaqësuesit vendor theksuan se Kosova ofron mundësi të mira të turizmi malor dhe alpinizmit, atij kulturor bazuar në trashëgimitë tona historike dhe kulturore. Po ashtu, ekzistojnë potenciale për zhvillim e turizmit rural, ekologjik dhe turizmit alternativ.
Nga Ulqini, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Fatmir Gjuka, i cili tha se Ulqini edhe këtë vit është i përgatitur që të presin numër sa më të madh të mysafirëve.
“EXPOKOS” dhe “TRAVEL 2015”, do të jenë të hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, deri më datën 9 maj./arbresh/info/
Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi...
Policia e Kosovës prezanton planin e sigurisë për zgjedhjet ...
Takim i veçantë në Bruksel/ Kryeministri Rama pritet nga Ant...
Këshilli i BE miraton konkluzionet për Shqipërinë: Janë bërë...
Prokuroria zhvillon aksion në 15 biznese në Prishtinë për sh...
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...