HANDIKOS, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ”Bëhu Mburoja ime!’, me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.
Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:
-Policia e Kosovës – 192
-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.
Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset”, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja