Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!

16:01 | 16 Dhjetor 2025
E.G

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar sot në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ai tha se muret e Hagës nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e tyre e të shokëve të tjerë.

Pos tjerash, i pari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se Thaçit e Veselit iu premtoi se më 28 dhjetor do t’i gëzojnë.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu”, ka shkruar ai.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare. Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi. Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!”, u shpreh Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale