Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për partinë e tij më e preferueshme do të ishte një bashkëpunim me partitë që janë më të ngjashëm në program e të cilat tha se janë ato me të cilat herë kanë qenë në pozitë e herë në opozitë.
Hamza u pyet mbi këtë çështje në konferencën e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.
“Për neve është më e preferueshme, më afër programeve tona politike, bindjeve tona politike e konceptuale, që të jemi bashkë me partitë që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë, në periudha të ndryshme kohore edhe në qeveri, por kemi qenë në mandatin e kaluar në opozitë. Vijat e kuqe – mendoj që është mirë që mos me u vendos sepse është treguar e dëmshme për vendin”.
Hamza tha se duhet të shikohet interesi i vendit mbi partitë politike derisa tërhoqi edhe vërejtjen për gjuhën që përdoret në fushata zgjedhore.
“E kuptoj interesin e partive politike, por të gjihë ne duhet të jemi të sigurt në atë që interesi i shtetit të jetë mbi partitë politike. Kur është në pyetje interesi i shtetit, ai është prioriteti kryesor. Edhe gjuha të cilën e përdor në fushatë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos të ndikojë që ky polarizim i shoqërisë të rritet”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...