Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar pas ndarjes nga jeta të akademik Nexhat Dacit, duke e cilësuar këtë ngjarje si një lajm të hidhur në ditën e parë të vitit 2026.
Hamza theksoi se vdekja e Nexhat Dacit përbën një humbje të madhe për Kosovën, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën publike dhe institucionale të vendit. Sipas tij, Daci ishte një institucionalist dhe akademik i përkushtuar, i cili besonte fuqishëm në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë.
“Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës,” u shpreh Hamza.
Në fund, ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Daci, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr