Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka uruar Donald Trumpin për inaugurimin e tij si President i 47-të i SHBA-së.
Me anë të një postimi në X, Hamza shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump për një Kosovë më të mirë.
“Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm. Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë SHBA-në!”, tha Hamza./Arbresh.info
Sincere congratulations to President @realDonaldTrump on his inauguration as 47th President of United States of America, our eternal ally & most important partner. I look forward to work with your administration for a better, stronger Kosova. God bless Kosova & God bless USA.???? pic.twitter.com/2EVio96Sfy
— Bedri Hamza (@bedrihamzarks) January 21, 2025
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...